28 Mars 2024

Alvaro Morata kthehet në Juventus

Torino, 23 shtator - Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata është kthyer në Juventus të Italisë si huazim, njoftoi klubi italian.

"Ai do të jetë pjesë e ekipit të këtij viti me mundësinë për vazhdimin e huazimit për një vit tjetër, plus mundësinë e blerjes", njoftoi Juventusi në faqen e tij të internetit.

"Klubi i futbollit Juventus njofton për finalizimin e një marrëveshjeje me Atletico Madridin për blerjen e përkohshme deri në fund të sezonit 2020/2021 të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Alvaro Morata në vlerën prej 10 milionë euro që do të paguhen gjatë vitit financiar aktual", thuhet në deklaratë.

Pala e Torinos ka mundësinë të blejë sulmuesin spanjoll në fund të sezonit 2020/21 për 45 milionë euro (52 milionë dollarë).

Gjithashtu, pala italiane ka të drejtë të vazhdojë huazimin e përkohshëm deri në fund të sezonit 2021-22 për një shumë prej 10 milionë euro (11 milionë dollarë).

Morata më parë ka luajtur për klubet spanjolle Real Madrid dhe Atletico Madrid dhe për klubin anglez Chelsea.

Sulmuesi 27-vjeçar ndihmoi Real Madridin të fitojë dy tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe dy trofe të Kupës Botërore të Klubeve të FIFA-s.

Kur ishte pjesë e Juventusit nga viti 2014 deri në 2016 ai shënoi 27 gola dhe 18 asiste në 93 ndeshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)