22 Gusht 2019

Alonso, debutim triumfues me Ferrarin

Valenci, 4 shkurt - Në ditën e tretë dhe të fundit të provave në Valencia piloti spanjoll i “Kokëkuqes” ka regjistruar kohën më të mirë, duke çuar në delir 35 mijë tifozët e pranishëm.

Alonso e mbylli ditën me kohën 1’11’’470, tre të dhjetat më i shpejtë se Masa. Menjëherë pas tij është renditur Pedro de la Roza me BMW Sauber, që ka shënuar kohën 1’12’’094 dhe Mikael Shumaker me Mercedes GP (1’12’’438).

Nuk ka shkëlqyer kampioni në fuqi, Xhenson Baton. Piloti britanik i Mercedesit ndali kronometrin në kohën 1’12’’951, duke u renditur i pesti, para rusit Vitali Petrov me Reno (1’13’’097) dhe Uilliamsit të gjermanit Niko Hulenberg me kohën 1’13’’669. 


Ndërkohë Virxhin Rejsing është një tjetër ekip në Formula 1, që ka prezantuar makinën e saj të re. Makina VR-01 këtë vit do të pilotohet nga braziliani Luka di Grassi dhe gjermani Timo Glok.

 

Provat e para zyrtare makina e re pritet që ti bëj kah fundi i këtij muaji në pistën e Herezit. Virxhin Rejsing me një buxhet prej 40 milion sterlina është ekip me buxhetin më të ulët në Formula 1 këtë sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)