05 Dhjetor 2022

Allegri rikthehet tek Juventus

Torino, 28 maj - Juventus nuk humbet kohë por nis të projektoje të ardhmen, hapi i parë zyrtarë është shkarkimi i Andrea Pirlo për të bërë vend Max Allegri.

Dy vite pushim ishin mjaftueshëm për të reflektuar, për ti parë gjërat me qetësi dhe nga larg, por që nga dita kur u largua nga Torino situata ka ndryshuar shumë.

Allegri rimerr Juven e tij në kushte të tjera, një ekip që kapi me vështirësi të madhe zonën Champions dhe shumë larg shkëlqimit që kishte, të paktën në Serie A. Allegri rikthehet në Torino duke firmosur një kontratë deri në 2025 nga ku do të përfitojë 9 milion euro në sezon.

Së bashku me stafin drejtues, me presidentin Agenlli dhe Nedved kanë nisur punën për të projektuar sezonin e ri. Tekniku livorian ka bërë dy kërkesat e para, rinovimin e Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala.

Kapiteni është në skadencë të kontratës por dëshira e Allegrit është që të rinovojë menjëherë pas përfundimit të “Euro2020”, të paktën edhe për një tjetër vit.

Një tjetër lojtarë në qendër të projektit të tij është edhe Paolo Dybala. Argjentinasi ka qenë shpesh me një këmbë jashtë Torinos por me Allegri në stol diskutimi është ndryshe, palët do të ulën edhe një herë në tavolinë për të vijuar proceduarat për rinovimin e kontratës.

Pavarësisht dëshirës së trajnerit, nëse kërkesat e argjentinasit do të vijojnë të jenë shumë të larta, të papërballueshme nga Juve, atëherë edhe Dybala mund të largohet, ky është viti i duhur për ti ndarë gjërat pasi në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. I ndryshëm është diskutimi për C.Ronaldo, Allegri po mendon një Juventus të ri pa CR7 në formacion.

Portugezi pritet të largohet ndërsa hipoteza më e mundshme është të përfshihet në ndonjë shkëmbim lojtarësh me PSG apo Man.United dy klube që kërkojnë shërbimet e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)