18 Prill 2024

Ajax - Juventus pritet të jetë një superndeshje

Amsterdam, 19 shkurt - Tashmë Juve ka rikthyer shijen e fitores dhe nuk dëshiron ta humbasë. Diego nuk dëshiron të ndalet më, aq më shumë përballë një sfide tërheqëse në Europa League kundër Ajax-it.

Nuk do të jetë e lehtë të luash në Amsterdam Arena, por braziliani është i sigurt që Juve mund t’ia dalë. “Do të shkojmë atje për të fituar, thotë Diego. Kemi kaluar një fazë që nuk ka dhënë rezultatet që dëshironim, por hyrja në fushë për një ndeshje të një kompeticioni të europianit është gjithmonë një motivim i mirë.

 Do të jetë një sfidë e vështirë. Ajaxi është një skuadër e fortë dhe po kalon një periudhë të mirë në kampionatin holandez. Por do të duhet të kemi besim te vetvetja dhe i kemi të gjitha mundësitë për të fituar”.

Juventusi është nisur për në Amsterdam me ndeshjen e radhës në Europa League. Ashtu sikurse Diego, entuziast për këtë takim është edhe mbrojtësi Legrotalie: “Fitorja kundër Xhenoas ishte shumë e rëndësishme dhe na ka dhënë besim. Akasi është një skuadër e fortë, por ne kërkojmë vazhdimësinë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)