29 Mars 2024

Aguero është futbollisti më i ri i Barcelonës

Barcelonë, 1 qershor - Sergio Aguero është futbollisti më i ri i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka firmosur për dy sezone me klubin blaugrana dhe do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh neto në vit.

Lajmin e dha vetë klubi katalan në rrjetet sociale, ku postoi një foto të sulmuesit argjentinas me fanellën e Barcelonës, teksa zbulohet se në kontratë është parashikuar edhe një klauzolë prishjeje prej 100 milionë eurosh.

Sulmuesit 33-vjeçar i përfundoi kontrata me Manchester City-n, pas 10 sezonesh në klubin britanik dhe drejtuesit e “citizens” nuk i ofruan një marrëveshje të re, ndaj u transferua te Barcelona me parametra zero.

El Khun rikthehet në kampionatin spanjoll pas 10 sezonesh, duke qenë se më herët ka veshur fanellën e Atleticos së Madridit, ku edhe spikati para se të transferohej te Manchester City, ndërsa tani do të ketë mundësi të luajë në krah të shokut të tij te kombëtarja argjentinase, Lionel Messit.

Gjatë 10 viteve te Manchester City, Aguero numëron 390 ndeshje dhe 260 gola të shënuar, ndërsa drejtuesit e “citizens” kanë premtuar se argjentinasit, David Silvës dhe belgut Kompany do t’u ndërtojnë një përmendore në ambientet e jashtme të stadiumit “Etihad”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)