19 Prill 2024

Afrikë e Jugut, probleme në prag të Botërorit

Johanesburg, 7 qershor - Probleme me sigurinë në stadiumet afrikano-jugore kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e Botërorit të futbollit.

Në miqësorën e Johanesburgut mes kombëtares Nigeriane dhe asaj të Koresë së Veriut tifozët kanë shtypur njëri-tjetrin duke dashur të hyjnë në stadiumin e Makhulong.

Mbi 20 tifozë kanë mbetur të plagosur mes të cilëve një fëmije dhe një punonjës i forcave të sigurisë që ndodhet në gjendje të rëndë pasi është përplasur pas hekurave rrethues e më pas është shtypur nga turma e tifozëve.

Ndëshja u ndërpre për rreth 10 minuta për të rinisuar pas normalizmit të situatës prej policisë vendase. Nigeria fitoi me rezultatin 3-1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)