21 Tetor 2019

Sport

Mourinho thotë se Chelsea nuk ka ndryshuar

Milano, 11 shkurt - Jose Mourinho është duke u përgatitur të përballet me ish-klubin e tij Chelsea dhe ish-rivalin e tij të Milanit, Carlo Ancelotti, dhe thotë se blutë janë po thuajse i njëjti ekip të cilin ai e ka lënë. Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)