Manchester, 4 dhjetor - Klubi i futbollit anglez Manchester United do të shkarkoj Gunnar Solskjaer . Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate është një ndër pretendentët për të zënë vendin e Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United. Lexo
Munich, 3 dhjetor - Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e cilësoi Lionel Messin si një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke... Lexo
Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019
- Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)
- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)
- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)