26 Tetor 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar arreston Salih Mustafën

Prishtinë, 24 shtator - Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Z. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2020  - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve të ekipesë vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, kati I-rë, salla nr.2, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton nesër Komunën e Gjilanit. (Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- nëtarin e Bordit të AKM-së, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve Vlora Hasimja, Mjeke nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Lume Sopjani, Infermiere, QKMF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:30)