29 Mars 2024

Zubin Potok, në kufirin Kosovë -Serbi, sulmohet vetura e EULEX-it

Prishtinë, 13 mars - Zyra e informimit te EULEX-it ka bërë të ditur se sot në mëngjes rreth orës 01.00, një makinë e EULEX-it është qëlluar me armë dhe ka pësuar dëmtime. Po ashtu, një objekt-kontejner i Policisë së Kosovës ka pësuar dëme të vogla nga një mjet shpërthyes.

"Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por EULEX-i dëshiron të theksojë se ky akt kriminal dhe kundër jetës nuk i shërben interesave të qytetarëve, të të gjitha komuniteteve, në Kosovë", thuhet në njoftimin e EUELX-it. Ky sulm nuk i shërben interesave të Kosovës e as tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane të mëtejme. Asnjëherë dhuna nuk mund të jetë zgjidhja.

EULEX-i e dënon fuqishëm sulmin në vijën e Kufirit - Porta 31 afër Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Hetimet janë duke u zhvilluar bashkarisht nga Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)