16 Janar 2019

Zjarrfikësit protestojnë, kërkojnë kushte më të mira për punë

Prishtinë, 12 korrik - Me thirrjet "Ne jemi shpëtimtarë dhe ne shpëtojmë jetë", zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës kanë protestuar para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka, tha se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa ta takojnë kryeministrin ose ndonjë përfaqësues të Qeverisë, për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre janë që të rregullohet statusi i zjarrfikësit, definimi i kompetencave menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore; Të  bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi pasi që zjarrfikësit nuk kanë koeficient të njëjtë nëpër komuna; Te kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore e fetare dhe orët jashtë orarit; Të përmirësohen kushtet e punës si dhe të sigurohen  pajisje dhe mjeteve për punë.

Beka tha se kjo protestë do të jetë një zë i fuqishëm për të drejtat dhe kërkesat e zjarrfikësve të cilat janë legjitime, e të bazuara në ligje të cilat Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar.  Ndërsa tha se pakënaqësitë e zjarrfikësve  janë akumuluar me vite.

 “ Ne sot jemi tubuar që të ma dëgjojnë për brengat dhe situatën në përgjithësi që e ka kapluar shërbimin e zjarre fikjes dhe shpëtimit në Kosovë.. Në raport me përgjegjësitë dhe obligimet që kemi dhe mos përfillja ose mos gatishmëria institucional,  që ky shërbim të jetë funksional që të jetë në shërbim të qytetarëve. Ka  ardhur deri në këtë moment që asnjëherë nuk e kemi dashur. Ne nuk kemi dashur që të krijojmë situata."

"Kjo pritje e gjatë që është sinjal i miri që zjarre fiksit, sot janë shumë këmbëngulës në qëndrimet dhe kërkesat e tyre. Dhe ne presim nga institucionet , presim që të na kontaktojnë dhe në harmonizim me ministritë përkatëse relevante, të cilat deri më sot çdoherë ia kanë hedhur njëra tjetrës fajin, që asnjëherë nuk kenë në gjendje gatishmërie që realisht të merren me shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kosovë."

"Qëllimi jonë është të na pranojnë në dia log kryeministri me ministritë përkatëse dhe të dilet nga kjo gjendje e krijuar. Përndryshe ne jemi këmbëngulës dhe nuk do të largohemi, përderisa nuk na ftojnë në një takim dhe për të gjitha problemet të diskutojnë”, tha Beka.

Ndërkaq kryetari i BSPK-së Avni Ajdini  tha se me këtë protesta ata po i dërgojnë Qeverisë një mesazh, se ata janë aty për t’i realizuar të drejtat e tyre.

 “Ju jeni ata që shpëtoni dhe jetë të njerëzve duke rrezikuar dhe jetën tuaj, për t’i shpëtuar të tjerët. Por qeveritarët tanë, nuk janë në gjendje me çmu punën tuaj, rrezikshmërinë tuaj, sakrificën tuaj. Ju edhe sot jeni duke ia dhënë një mesazh Qeverisë, që jeni këtu për t’i realizuar të drejtat e juaja. Të drejtat tuaja janë konform ligjit, konform  konventave ndërkombëtare. Kjo çështje është neglizhencë e Qeverisë. Sepse deri tani ende nuk e keni statutin e rregulluar. Ende s’keni titullar."

"Megjithatë këto janë brengat e juaja që duhet të definohen.. Apelojmë tek qeveritarët tanë, që të dalin para punëtorëve dhe jo vetëm por të premtojnë, por premtimet e atyre që i japin sot të realizohen me afat sa më të shkurtë, së të dihet statuti i punëtorit të zjarrfikësit më kë ngjan.  Ajanë me policinë, a janë me komunën. Megjithatë ende nuk dihet me kënd janë ”, tha ai.

Ndërkaq kryetari i këshillit grevist Zymri Krasniqi tha se nuk kanë dalë me dëshirë të protestojnë, por kanë qenë të detyruar, pasi që kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga institucionet.

 “Ne jemi pjesë e këtij vendi. Jemi heronj të gjallë të këtij vendi. Në emrin tim personal dhe në emër të kryesisë së sindikatës kemi dal këtu, kjo dëshirë e jonë nuk ka qenë të jemi pjesë e këtyre protestave. Sepse çdo minutë, çdo sekondë jeta e një zjarrfikësi dhe qytetari është  në duar tona. Andaj nga këtu në emër tim personal dhe në emër të kryesisë së sindikatës, i parashtrojmë kërkesat që janë legjitime dhe të sakta...Nuk dëshirojmë të jemi supermen të këtij vendi. Mirëpo dëshirojmë që kërkesat tona të jenë legjitime sepse caktohet me ligj”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)