26 Prill 2024

Zjarrfikësit bashkë me mjekët dhe policët në frontin e parë kundër pandemisë

Gjilan, 31 mars - Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku është pritur nga komandanti, Rabit Murseli.

Me këtë rast, Haziri i ka përgëzuar dhe falënderuar zjarrfikësit, duke thënë se bashkë me mjekët dhe policinë, ata janë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që, veçanërisht këto dhjetë ditët e ardhshme, të mos dalinl përpos kur është e domosdoshme.

“Në ditën e 18-të, Gjilani po vazhdon ta ruaj qetësinë, në kuptimin e luftës kundër pandemisë. Por, pas largimit të kufizimit të lëvizjes, ka filluar të ketë frekuentim të madh të veturave, në Gjilan ka filluar të ketë qarkullim të madh të veturave dhe njerëzve në qytet. Ju jus të vetëpërmbaheni sepse asgjë nuk ka ndryshuar”, ka qenë mesazhi i Hazirit, të cilit i është bashkangjitur edhe komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)