25 Prill 2024

Zjarrfikësi protestojnë para qeverisë

Prishtinë, 15 nëntor - Sindikata e Zjarrfikësve organizon sot para ndërtesës se Qevrisë protestën në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështirë që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend, posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet qe premtuan ne protestën e korrikut. 

Përmes protestës ata kërkojn qe të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë etj.

Protesta fillon nga parkingu i Pallatit te Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë ku edhe do te mbahet protesta.

Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shprehë përkrahje për Sindikatën së Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar.

BSPK shpreh keqardhje për zvarritjet e tilla që i janë bere kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)