29 Mars 2024

Zbulohet pllaka e "Shtëpisë-Shtab të UÇK-së"

Malishevë, 17 mars - Për nder të muajit të lavdisë dhe krenarisë kombëtarë, 5,6,7 marsit “Epopesë së UÇK-së në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e dhënë në luftën e fundit nga familja Thaçi, u bë zbulimi i pllakës së Shtëpisë-Shtab të UÇK-së, në të cilën luftëtarët e UÇK-së qëndruan gjatë luftës çlirimtare.

Zbulimi i pllakës u bë nga përfaqesues të organizatës së OVL UÇK-së dega në Malishevë dhe përfaqësues nga qendra e OVL UÇK-së, nga Prishtina.

Përfaqësuesi i Shoqatave të dalura nga lufta Metush Kryeziu tha se ky vend është shumë i rëndësishëm për luftën çlirimtare të Kosovës.

"Këtu jemi mirëpritur nga familja Thaçi dhe kemi pasur një përkujdesje si në familjet tona", tha ai.

Këtë ceremoni e nderoi edhe prania e bashkluftëtarit nga zona e Dukagjinit Pren Marashi. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)