28 Mars 2024

Viktimat e dhunës dhe trafikimit, 180,000 dollarë

Prishtinë, 3 qershor - Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Misioni në Kosovë, ka nënshkruar nënmarrëveshjen me tri organizata lokale joqeveritare që veprojnë në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës në familje dhe trafikimit.

Programi i Kosovës Kundërtrafikim (KAP) i financuar nga USAID i, për vitin e dytë radhazi do të mbështesë me mbi 180,000 dollarë këto organizata në mënyrë që t\'u mundësojë atyre ofrimin e shërbimeve më të mira strehuese për viktimat e trafikimit.

Përveç zgjërimit të kapaciteteve strehuese, kjo ndihmë financiare do i?u mundësojë atyre ofrimin e formave të ndryshme të asistencës në rehabilitim dhe reintegrim siç janë kujdesi mjekësor, këshillime psiko sociale, aktivitete rekreative, trajnime profesionale dhe shërbime tjera të nevojshme.

Ky program është bërë i mundshëm falë ndihmës nga fondet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Misioni në Kosovë i cili implementohet nga IOM i, Misioni në Kosovë në partneritet me Akademinë për Zhvillimin Edukativ (AED).

Programi ofron përkrahje teknike dhe financiare, kujdes dhe rehabilitim për gra dhe fëmijë viktima të trafikimit. Programi gjithashtu vepron ngushtë me komunitetet lokale anembanë Kosovës që të ngrehë vetëdijën për rrezikun e trafikimit në mes të rinjëve dhe grupeve tjera në rrezik, duke lehtësuar qasjen e tyre tek shërbimet lokale që do të minimizojne dukshëm cënueshmërinë e tyre.

Programi i Kosovës Kundër Trafikim (KAP) vazhdon të veprojë në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Kordinatorit Nacional Anti Trafikim në Ministrinë e punëve të Brendëshme, me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, zyrtarë kyç të ministrive si dhe me shoqërinë civile dhe komunitetet lokale, me qëllim që të zvoglojë incidentet e trafikimit të njerëzve në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)