07 Dhjetor 2021

Vijojnë konsultimet për hartimin e Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje

Prishtinë, 19 tetor - Nën organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht zëvendësministres së Drejtësisë, Dr. Nita Shala, njëherit Koordinatore Kundër Dhunës në Familje, po vijon puna drejt hartimit të Strategjisë për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe Planit të Veprimit 2022-2026.

Në kuadër të këtij angazhimi, po realizohen takime dy palëshe me anëtarë të organizatave të shoqërive civile, drejtuese të strehimoreve në gjithë Republikën, oficerë policie nga gjithë stacionet policore në vend, të gjithë mbrojtësit e viktimave; të gjithë prokurorët e caktuar që punojnë në raste të dhunës në familje, dhe përfaqësues të emëruar nga kryesuesit e gjykatave të të gjitha niveleve në vend.

 Gjithashtu, do të zhvillohet takim konsultativ me përfaqësues të organziatave ndërkombëtare e ambasadave të vendeve partnere.

"Strategjia është mundësi e artë për të evidentuar aktivitete konkrete në zgjidhje të sfidave të evidentuara nga praktika dhe në parandalim e adresim efikas të dhunës në familje"- shprehet Koordinatorja në takime.

Takimet të rregullta do të ketë përgjatë ditëve në vijim deri në finalizimin e plotë të një drafti ambicioz, me shumë potencial dhe gjithëpërfshirës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)