10 Dhjetor 2019

Veprimi heroik dhe i policit në Suharekë shpëton jetën e një qytetari

Prizren, 10 shtator - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë, punëtori i një kompanie derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit, ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik.

I njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se është goditur nga rryma eklektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë.

Dy punëtorët tjerë ndihmës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku patrulla policore që ishte në afërsi ka vepruar menjëherë dhe njëri nga zyrtarët është ngjitur lart në shtyllë duke e tërhequr poshtë punëtorin i cili ishte pa ndjenja.

Me këtë rast është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për t’u trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren.

Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë që punëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2019 - Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon sesionin me titull "Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike". (Shtëpia e Europes, ora 9:30)

- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi Dezinformimin. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Këshillit Prokurorial do të bën lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës. (Salla e takimeve te Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me transparencen në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike, si qëndron Kosova në këtë aspekt?. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me situaten e krijuar dhe problemet qe ballafaqohet ky shërbim Emergjent, si dhe situata e krijuar e pa kjart dhe konfuze qe pritet ta percjell edhe ne vitin qe vjenë. (Lokalet e BSPK-es, ora 11-të) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 11:30)

- Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë për nder të shënimit të të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbajë konference për media. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Kabineti i Ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me amnistinë e korrupsinit të profilit të lartë - "sinjalizimet e padegjuara të korrupsionit nga drejtesia'. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen" me autor Enver Hoxha. (Muzeu i Kosovës, ora 16:00)