19 Tetor 2019

Vendosen tabelat informuese për në kufirin e Mutivodes

Prishtinë, 9 gusht - Organizata Jo-Qeveritare Sundimi i Demokracisë në Kosovë vlerëson së mungesa e tabelave informuese për në kufirin e Mutivodes po bën që bashkatdhetarët  të kalojnë ore te tera deri të gjejnë rrugën e duhur për në atë pik kufitare.

Nuk mjafton që bashkatdhetarët tan po maltretohen duke pritur me nga pese ore në kufij , po institucionet përkatës nuk marrin mundin të vendosin as tabela informuese  deri ne kufi , në ketë rast behet fjalë për kufirin në Mutivodë.

Duke e par të domosdoshme vendosjen e tabelave informuese për bashkatdhetarët OJQ SDK së bashku me disa banor do te vendosen disa tabela orientuese  te përkohshme që bashkatdhetarët tan të kenë më te lehet orientimin deri në kufirin e Mutivodës

 Vendosja e tabelave fillon nga fshati Orllan deri ne kufi do të behët sot nga ora 14:00 në fshatin Orllan.


Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019

- Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)