10 Korrik 2020

Veliu premton që të punohet me shumë në ligjin për policinë

Gjilan, 19 shkurt - Pas tragjedisë që ndodhi dje në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Pas takimit, Haziri e ka falënderuar ministrin Veliu për vizitën, ndërkaq ka informuar se po bëhen gati për t’ia dhënë lamtumirën e fundit viktimave.

“E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedise që e përjetuam dje. Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ne po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe po përgatitemi për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca”, tha Haziri.

Haziri, me këtë rast, ka falënderuar të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime për shuarjen e familjes gjilanase.

“Ju shpreh ndjenjen e keqardhjes për rastin që ka ndodhur dje. Kryetarit Haziri i shpreha ngushëllime dhe luta që familjes së gjerë Bllaca t’ua përcjell ngushëllimet për shuarjen e një familje. Rasti është shkaktuar nga një punonjës i policisë dhe po bëjmë përpjekje që ta trajtojmë ashtu sikurse kërkohet në bazë të ligjeve”, ka thënë Veliu.

Veliu tha se është shumë i kënaqur që reagimi i policisë dhe i Inspektoratit ka qenë i shpejtë dhe vendimet e para që janë marrë do të jenë një process që do të trajtohen edhe më tutje.

“Ne do të kemi kujdes që të punojmë shumë edhe në ligjin për policinë, për pensionimin e parakohshëm të policëve, të cilët janë me sëmundje të ndryshme dhe për shkak të ligjeve të ekzistuese, tash për tash nuk mund të merren masa. Këtë rast do ta trajtojmë ashtu si duhet dhe të nxjerrim mësime, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla”, ka shtuar Veliu.

Më pas, Haziri, Veliu e Qalaj, kanë vizituar Drejtorinë Regjionale të Policisë, ku janë pritur nga drejtoresha Elmina Mahmuti.

Të martën, sipas njoftimeve të Prokurorisë së Shtetit, dyshohet se një punonjëse e policisë ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj e pas edhe veten.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)