28 Mars 2024

Veliu kërkoi mbështetjen e Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPBAP

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Me këtë rast, ambasadori Orlando ka uruar ministrin Veliu pas marrjes së detyrës në udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ambasadorin italian për mbështetjen që ka dhënë shteti i Italisë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovës.

Ministri Veliu e informoi ambasadorin Orlando për prioritet e tij në krye të MPBAP-së, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Europol dhe organizata tjera ndërkombëtare, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Lidhur me këtë, ministri Veliu kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve për MPBAP dhe agjensive të saj. 

Ndërsa, ambasadori Orlando theksoi se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, Enrico Gurnari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)