28 Mars 2024

Vdes një person si pasoj e goditjes nga rrufeja

Pejë, 4 korrik - Policia e Republikës së Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:45, Policia është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellur nga qytetarët në QKMF-Deçan.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur  1986  f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, të cilët janë duke u marrë me rastin.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)