19 Qershor 2019

Vdes një i dënuar në Qendrën korrektuese në Dubravë

Pejë, 23 maj - Me datë 22.05.2019 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë Xh. P i lindur në Gjakovë me 25.05.1965, i dënuar për vrasje të rëndë dhe në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga data 05.01.2009.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në kuadër të mandatit dhe marrëveshjes me Ministrinë e Drejtësisë monitoron Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese në Kosovë si dhe i viziton shtetasit e Kosovës që janë të privuar nga liria në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Të dënuarin Xh. P, monitorues të KMDLNj-së e kanë vizituar disa herë , qoftë me ftesë të të dënuarit Xh. P ashtu edhe me kërkesë të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor të Burgjeve për faktin se ka pasur një gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore e që ka përfunduar me fatalitet.

Kohën më të madhe i dënuari, tash i ndjeri Xh. P e ka kaluar në Njësinë Spitalore (Ambulantore) të Burgut të Dubravës dhe, shumë herë është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut edhe më herët ka kërkuar që të dënuarit që janë me diagnozë të një sëmundjeje të pashëruar e që i kanë ditët apo javët e numëruara duhet të dërgohen në shtëpi e jo të vdesin në burgje.

Vdekjet e paevitueshme në hapësirat e institucioneve të paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit e për të cilat nuk mund t’i adresohet asnjë përgjegjësi Shërbimit Spitalor i Burgjeve ngjallë shumë dilema në opinion sikur edhe te familjet e të privuarve nga liria, më shumë si statistikë se një gjendje reale. Shërbimi Spitalor i Burgjeve nuk ka kapacitet profesional, material e as teknik t’i trajtojë të dënuarit me diagnozë terciare sikur që Shërbimi Korrektues i Kosovës, edhe për shkaqe objektive nuk ka mundësi të organizojë transport për këto raste , çdo herë kur është e nevojshme. Edhe shërimi apo trajtimi mjekësor është shumë i kushtueshëm andaj nuk ka mundësi që trajtimi të bëhet si duhet.

Për rastet e vdekjeve e të privuarve nga liria e që vuajne nga sëmundje të pashërueshme, KMDLNj nuk e bënë përgjegjës Shërbimin Spitalor të Burgjeve e as Shërbimin Korrektues të Kosovës por e adreson përgjegjësinë tek institucionet që kanë mungesë të theksuar të humanizmit duke mos lejuar që të dënuarit me diagnozë terciare të kenë mundësinë të vdesin në shtëpitë e tyre dhe afër familjeve të tyre.

Ndonëse të drejtat e njeriut mbrohen me ligj sepse pikërisht ligji është përgjegjës për shkeljen e tyre, në rastet kur vdekja është e pashmangshme për shkak të sëmundjes së pashërueshme, ligji duhet t’iu nënshtrohet të drejtave të njeriut.

Për dy vdekjet e fundit të personave të dënuar ( brenda 30 ditësh) të gjithë e kanë ditur se vdekjen e kanë çështje ditësh apo orësh. Pse është dashur të vdesin në burg? Për të bërë pastaj lajm dhe për të akuzuar Shërbimin Shëdetësor të Burgjeve dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës?!

Në kohën kur përgjegjësia është dikund tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 qershor 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala do të merr vendim për angazhimin edhe të katër ekspertëve për nevoja të komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Për nder të Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turnir në ping-pong për nxënës të shkollave. (Saradran, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me Ambasadën e Suedisë është duke organizuar një ngjarje për nisjen e projektit "Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë 2019-2020". (Agjencia e Statistikave e Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e Mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së gjashtë të rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor hap zyrtarisht fazën e shqyrtimit publik për hartën zonale. (Ish objektin “Rilindja”, kati përdhese, Amfiteatri i madh, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad në mënyrë simbolike bëjnë zbulimin e pllakës së emërtimit të rrugës, te parku i qytetit. (Parku i qytetit në Gjilan, ora 10:30)

- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës organizon ceremoninë solemne të inaugurimit të Nënstacionit 110/10(20)kV Ilirida - Mitrovica 2, e cila do të mbahet në prani të personaliteteve të shumta si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. (Objekti i ri në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministri Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit të Komunës së Kamenicës dhe do të nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për sport dhe rini. (Kamenicë, ora 11:00)

- Komuna e Vitisë dhe Fshati Sllatin e Epërme organizojnë promovimin e librit 'Sllatina e Epërme e Anamoravës - Monografi' e autorëve Fahrush Rexhepi dhe Jusuf Osmani. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë do të lansojë Fushatën e Administratës së BE-së për Siguri dhe Shëndet në Vend të Punës "Vendet të shëndetshme të punës - Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Gjilanit, Sami Spahiu mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Me rastin e 8 vjetorit të vdekjes, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i nënkryetares së LDK-së, veprimtares së dalluar të çështjes kombëtare, Nekibe Kelmendi. (Varri i Nekibe Kelmendit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e trafostacionit të ri, në lagjen Fidanishte të Mitrovicës, investim i KOSTT dhe BERZH. (Lagjja Fidanishte, Mitrovicë afër Universitetit Publik “Isa Boletini”, ora 11:30)

- Përfaqësuesit e Brigadës së zjarrfikësve të Saône et Loire, në Francë, bëjnë dorëzimin zyrtar të një automjeti kundër zjarrit dhe 300 veshmbathjeve për zjarrfikësit e Rahovecit. (Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Hajvali, ora 12:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskuton lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, barriera jo tarifore për importin e veturave të reja që kanë origjinën nga BE, e ftuar Ambasadorja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizojnë në shfaqjen e dokumentarit "Prokurorët", pasuar nga një diskutim me regjisoren e dokumentarit dhe njehkohësisht fituesen e çmimit Emmy, znj. Leslie Thomas. (Kino Armata, ora 17:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Gardhi" nga Lendita Zeqiri dhe "me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘" nga Ilir Hasanaj. (Kino Armata, ora 20:00)

- Mbahet koncerti Recital për flaut- Erëmira Çitaku dhe harpë - Çağatay Akyol, të udhëhequr nga Dafina Zeqiri-Nushi në bashkëpunim me Festivalin “Tingujt e Flautit”. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:30)