29 Mars 2024

Vdes një i burgosur derisa ishte duke shfrytëzuar vikendin

Prishtinë, 7 qershor - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se se ka ndërruar jetë i burgosuri,  me iniciale M. M, i lindur më 1981.

"Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës", thekson SHKK.

I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë  shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë.

Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)