28 Mars 2024

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Prishtinë, 16 gusht - Mërgimtarët edhe këtë të premte po përballën me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në pikën kufitare Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë, ndërsa kolona është e gjatë mbi një kilometër.

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, në Mutivodë deri një orë e gjysmë, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta.

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)