19 Mars 2024

Vazhdohet afati i letërnjoftimit si dhe afati i leje qëndrimit për shtetasit e huaj

Prishtinë, 26 mars - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se Ud. ministri,  Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë.

Ky vendim është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)