24 Tetor 2021

Ushtrimi fushor dëshmi e bashkëveprimit të KFOR-it me PK dhe FSK-në

Prishtinë, 23 shtator - Në Gjakovë, sot në dy vend-lokacione u realizuar Ushtrimi Fushor “Shpata e Argjendtë 2021”, ku morën pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Ferderici, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv. Komandanti I KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, drejtori i Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës I NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter,  zv.drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.     

Ky ushtrim organizohet çdo vit, nën drejtimin e KFOR-it në bashkëveprim dhe koordinim me institucionet vendore të sigurisë të nivelit  qendror, rajonal dhe lokal, përveç vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, gjeneral Schopf, në cilësi të drejtorit të ushtrimit,  në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi se fokusi i këtij ushtrimi, sikur edhe viteve tjera, është në rritjen e shkallës së ndërveprimit dhe bashkërendimit në mes institucioneve dhe organizatave të sigurisë në vendin tonë. “Mësimet e nxjerra nga ky ushtrim duhet të shërbejnë për avancimin e përmbajtjes së Planit të rishikuar për Reagim Kombëtar” theksoi mes tjerash gjeneral Schopf.

Sipas tij, këtë vit, përgjegjësinë kryesore të procesit planifikues e ka bartur FSK dhe gradualisht, do të realizohet edhe tranzicioni i rolit udhëheqës të këtij ushtrimi te partnerët vendor.

Ai në fund falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për performancën e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit, duke veçuar rolin e veçantë të pjesëtarëve të FSK-së.

Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi, në fjalën e tij, elaboroi procesin planifikues, njësitë e angazhuara dhe  angazhimet specifike të njësive specialistike në vend-incidente gjatë ushtrimit duke shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëveprimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera të sigurisë në vend në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.

Në fund ai theksoi se FSK, në kuadër të misionit dhe detyrave të saj ligjore, angazhohet vazhdimisht në mirëmbajtjen dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të specializuara për përmbushjen me sukses të plotë të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile të vendit, në nivelin qendror, rajonal dhe lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)