19 Mars 2024

UNDP vazhdon të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 22 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko.

Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e deritashëm në mes të MPB-së dhe UNDP-së dhe për projektet tjera që pritet të realizohen në mes të dy institucioneve.

Ministri Mustafa theksoi se MPB mirëpret çdo iniciativë të UNDP-së për ngritjen profesionale dhe avancimin agjencive të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa znj. Suokko theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në projektet konkrete siç është procesi i legalizimit të armëve në Kosovë dhe projektet lidhur me forcimin e kapaciteteve për siguri kibernetike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)