20 Prill 2024

UNDP siguron artikuj mbrojtës për Policinë e Kosovës

Prishtinë, 25 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot artikuj mbrojtës Policisë së Kosovës.

Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse në PK, Dr. Linda Kajtazi, Drejtoreshë e Shërbimeve Medicinale në PK dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Me këtë rast, Znj. Suokko falënderoi Policinë e Kosovës për punën e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme.

UNDP vlerëson lartë punën vetëmohuese të PK-së që vazhdon të demonstrojë një nivel të lartë profesionalizmi, përfshirë angazhimin për të shërbyer në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht në këtë situatë të vështirë.

UNDP në Kosovë mbetet partner i përkushtuar i Policisë së Kosovës dhe për të mbështetur operacionet e PK-së dhe stafit që vepron në vijën e pare, ka siguruar artikut më të nevojshëm mbrojtës: 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

Shpresojmë që kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë sado pak punën e grave dhe burrave dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Dorëzimi i artikujve u koordinua me Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse. Këta artikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)