25 Prill 2024

UNDP i dorëzon pajisje Policisë së Kosovës

Prishtinë, 12 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të dorëzojë sot 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve.

Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministra e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtë mujore dhe u zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

Vazhdimi i fushatës financohet nga UNDP përmes kontributit të Fondit të Mirëbesimit të OKB-së që Mbështet Bashkëpunimin rreth Rregulloreve për Armët (UNSCAR) dhe vazhdon të mbështesë përpjekjetet për të nxitur dhe forcuar sigurinë publike në Kosovë dhe rajon.

Legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës nr. 05 / L-134 për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Izmi Zeka, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-ve, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Shërbime Mbështetëse do të nënshkruajë dokumentin e pranim- dorëzimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)