29 Mars 2024

Udhëheqësi i Trajnimeve ne burgun e Dubravës rezulton me koronavirus

Prishtinë, 27 prill - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, I.F.

I  njëjtit, aktualisht sipas SHKK-së është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.

Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)