26 Prill 2024

Tri nivelet lokale në bashkëpunim për luftimin e pandemisë Covid-19

Viti, 20 prill - U.d ministri i Ministrisë së Ponëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vazhduar edhe sot vizitat nëpër komuna. U.d. z. Sveçla, ka vizituar Komunën e Vitisë, Stacionin Rajonal të Policisë së Komunës së Gjilanit si dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Me këtë rast u.d ministri z. Sveçla, diskutoj me përfaqësuesit e këtyre institucioneve për veprimet që janë duke u ndërmarrë nga niveli qendrorë sa i përket përpalljes me pandeminë Covid-19.

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Halitit njoftoj ud. ministrin z. Xhelal Sveçla, për angazhimet që janë duke i bërë si komunë në këtë situatë pandemie, dhe po ashtu  tha se në këtë komunë deri më tani janë 44 raste të identifikuara me Covid-19.

Ai ofroj përkrahjen dhe bashkëpunimin e nivelit komunal për të bashkërenduar nevojat për parandalim duke kërkuar që të kenë në vazhdimësi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në bazë të mundësive që kanë.

U.d. ministri Sveçla vizitën e vazhdoi në Stacionin Rajonal të Policisë së komunës së Gjilanit, ku u prit nga Drejtorja Rajonale e Policisë, Kolonel znj. Elmina Mahmuti, ku u njoftua për së afërmi për gjendjen e sigurisë në këtë rajon si dhe për sfidat të cilat po ballafaqohen në luftimin e pandemisë Covid-19.

U.d ministri i MPBAP-së inkurajoj Policinë e Kosovës, për gatishmërinë e lartë që kanë treguar në menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Vizitat e sotme u.d ministri z. Xhelal Sveçla, i përmbylli me takimin në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku u prit nga kryeprokurori Jetish Maloku.

Në këtë takim u  diskutua për bashkëpunimin e Prokurorisë dhe Policisë së  Kosovës në këtë rajon, për situatën e krijuar, për masat dhe zbatueshmërisë e tyre, si dhe për  angazhimet që janë duke u bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)