26 Prill 2024

Thaçi fut ilegalisht Pacollin, ministri Sveçla paralajmëron arrestimin e Pacollit

Prishtinë, 29 prill - Ushtruesi i Detyrës së Ministrit së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka  shfaqur dyshime se deputeti Behgjet Pacolli është futur në Kosovë me veturën e presidentit Hashim Thaçi.

Për vizitën e mbrëmshme të presidentit Thaçi në Shqipëri Sveçla ka deklaruar se Thaçi ka shkelur të gjitha rregullat e protokollit, duke mos njoftuar për lëvizjet e tij.

Ai tha se protokolli i shtetit nuk është njoftuar për vizitën e Thacit në shqipëri.

“Nuk e ndihmon shtetin asnjë veprim që vë vendin dhe shëndetin. Nëse Pacolli gjendet në Kosovë për ne nuk janë shqetësim skenarët por vihet në dyshim qenësia e ligjeve të Kosovës."

"Mbrëmë jam informuar që Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim Të Shqipërisë.Po ashtu policia për shkak  xhamave policia nuk ka mund të dallojë a ka edhe persona të tjerë.Tash është konfirmuar se protokolli i shtrtit nuk është njoftuar për viziztën e Presidentit por nuk kemi njoftim bëse Thaci ka qenë i shoqëruar nga Pacolli”, tha ai.

Sipas vendimet të qeverisë personat për të cilët vërtetohet që kanë qenë në kontakt me personat e dyshimtë futen në karantinë dhe nëse vërtetohet se Thaçi ka qenë në kontakt me Pacollin obligohet t’i shtrohet karantinës apo vetë izolimit.

Sveçla, i ka kërkuar deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, të lajmërojë menjëherë vend-ndodhjen e tij, ose në të kundërtën sapo të shfaqet në pubik, Policia e Kosovës do të marrë masa, duke nënkuptuar kështu arrestimin e tij.

“Z.Pacolli i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë, se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik, brenda Kosovës, policia do të marrë masa sipas ligjeve në fuqi”, ka deklaruar Sveçla në një konferencë për media.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)