19 Prill 2024

Te pandehurat V.A dhe E.S akuzohen për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 20 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër të pandehurave V.A dhe E.S. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.A. më 18.05.2014, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll, nga aty për në qytetin Gazientep,  më pastaj sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it, ka arritur në qytetin Gjarablus të Sirisë.

Me të arritur në Siri e pandehura V.A. është pritur nga K.A. luftëtar i ISIS-it, me të cilin është martuar dhe gjatë qëndrimit në këtë zona të konfliktit nga K.A. është furnizuar me një armë të llojit “Makarov”, pronë e ISIS-it, të cilën e ka përdorë sipas udhëzimeve të tij. Po ashtu, e pandehura ka kontribuar në pikëpamje logjistike për bashkëshortin e saj luftëtarë i ISIS-it, dhe është financuar nga shteti islamik me nga 50 dollar në muaj për person si dhe me pako ushqimore.

Ndërkaq, pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ka qëndruar në këto zona të konfliktit e që edhe në muajin dhjetor 2018, përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku edhe më 19.04.2019, e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.

Me këto veprime e pandehura V.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq, e pandehura E.S. më 17.12.2014, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me bashkëshortin e saj, M.S. përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, kanë depërtuar në Republikën e Maqedonisë, dhe nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, e më pastaj në qytetin Gazientep prej nga janë transportuar nga ana e pjesëtarëve të ISIS-it, në drejtim të zonës kufitare me Sirinë, ku edhe kanë kaluar kufirin nga Turqia në Siri.

Pas arritjes janë regjistruar në këtë organizatë terroriste, bashkëshorti i saj ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ndërkaq e njëjta ka kontribuar në pikëpamje logjistike të mbështesë luftëtarët e ISIS-it, dhe njëkohësisht është financuar nga ISIS për  shumën e të hollave prej nga 100-150 dollar në muaj, si dhe me pako ushqimore.

Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, pas martesës me personin B.F. luftëtarë i ISIS-it, ka qëndruar dhe vepruar edhe më tutje në zonat e konfliktit në Siri, ku ka kontaktuar edhe me luftëtarë të tjerë të ISIS-it. Ndërsa, në muajin dhjetorë të vitit 2018, përgjatë kufirit me Turqinë janë arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku edhe më 19.04.2019, e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.     

Me këto veprime e pandehura E.S. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)