29 Mars 2024

Të pandehurat L.I dhe A.A akuzohen për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 22 maj - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër dy të pandehurave me inicialet L.I dhe A.A., pasi secila veç e veç,  e kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurat me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkangjitur organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke e përkrahur këtë organizatë dhe veprimtaritë e saj.

Po ashtu, e dyshuara A.A., me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes Aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza” kanë shkuar së pari në Stambol, e pastaj në Siri, ku, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik iu kanë ofruar shërbime logjistike ushtarëve - anëtarëve meshkuj të familjes, ashtu që e pandehura L.I., pas vrasjes së bashkëshortit të parë A.U., është martuar me K.K., nga Shkupi, e pas vrasjes së tij me N.H. nga Pogradeci, të cilët po ashtu aktivisht kanë luftuar, e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i e ka pësuar disfatën e plotë kur kanë qenë të detyruar që të dorëzohen te forcat Kurde të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë Amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 prill 2019.

Me këto veprime secila veç e veç,  e kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)