19 Prill 2024

Të mërkurën prokuroritë kanë ngritur 81 aktakuza kundër 99 personave

Prishtinë, 18 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenjë (81) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e tre automjeteve dhe çelësave të tyre: një (1) automjet –i markës VW-19E, një (1)  automjet –i markës VW-Golf si dhe një (1) automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e tri automjeteve dhe çelësave të tyre: një (1) automjet –i markës VW-19E, një (1)  automjet –i markës VW-Golf si dhe një (1) automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë  (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë   (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)