28 Mars 2024

TaskFroca Anti-Drogë kërkon ndalimin e promovimit të konsumimit të narkotikëve

Prishtinë, 30 dhjetor - Përdorimi i substancave narkotike tek të rinjtë paraqet një brengë të madhe kudo në botë. Edhe në Kosovë statistikat tregojnë se mosha mesatare e përdoruesve të drogës po rritet në përmasa shqetësuese.

Lidhur me këtë dukuri, Task Forca Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, duke u bazuar në kompetencat sipas vendimit të Qeverisë, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të merren masat përkatëse që në rast të identifikimit të transmetimeve mediale/publike të cilat mund të promovojnë përdorimin apo shpërndarjen e narkotikëve tek të rinjtë, sipas shkresës KPM-së i kërkohet  t’i ndalojë sipas legjislacionit në fuqi dhe t’i marrë masat konform autoritetit që ka.

Sipas ligjit, Komisioni i Pavarur i Mediave, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Në shumë vende kjo moshë mesatare e përdoruesve sillet në rreth 16 vjeç. Nga ky trend negativ nuk është imun as vendi ynë.

Qeveria e Kosovës disa muaj më parë ka emëruar Shefin e kësaj Task Force, Avdullah Hasani, ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, që kanë për detyrë sensibilizimin rreth pasojave shëndetësore nga  konsumimi i narkotikëve  dhe parandalimin e shpërndarjes së tyre tek të rinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)