19 Prill 2024

Sveçla vizitoj Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti

Viti, 20 prill - U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, vizitoj Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në  komunën e Vitisë.

Me këtë rast u.d ministri  Sveçla, u prit nga komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Vitisë, Hetem Jakupi, ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj Njësie.

Me këtë rast,  u.d Ministri Sveçla, falënderoi zjarrfikësit të cilët përkundër kushteve  të vështira që  i  kanë, kryejnë punë jashtëzakonisht profesionale dhe janë ekipe të cilat me efikasitet i trajtojnë  të gjitha rastet në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit.

“Jam i informuar për statusin tuaj të pa zgjidhur dhe kushtet e rënda me të cilat ballafaqoheni gjatë punës, unë zotohem që puna e parë pas kalimit të kësaj situate me të cilën po ballafaqohet vendi ynë dhe mbar bota, do të jetë angazhimi im maksimal për  të zgjidhur të gjitha problemet dhe vështirësitë tuaja.”  tha Sveçla.

U.D ministri Sveçla së bashku me komandantin e NJPZSH-së, vizituan edhe zonat e prekura nga zjarri gjatë këtyre ditëve ku ai për së afërmi u njoftua për dëmet dhe pasojat që i ka shkaktuar  ky zjarr.

Komandanti i NJPZSH-së, njoftoj u.d ministrin z. Sveçla, se përkushtimi i zjarrfikësve njësive vullnetare dhe qytetarëve, arritën ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë.

Nga aty ju bë thirrje qytetarëve për kujdes  të  shtuar në mënyrë që të parandalohet mundësia e shfaqjes së zjarreve, të cilat dëmtojnë pasurinë private dhe atë publike.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)