03 Prill 2020

Sveçla shpreh gatishmërinë e MPBAP-së për bashkëpunimin me zyrën e BE-së

Prishtinë, 27 shkurt - Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Hakan Ejdervik, këshilltar politik për policinë, çështje juridike dhe të zbatimit të ligjit.

Në këtë takim u diskutua për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, veçanërisht sa i përket rendit dhe zbatimit të ligjit, sfidat, planet dhe masat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Me këtë rast zëvendësministri Sveçla shprehi gatishmërinë e tij dhe të MPBAP-së, për bashkëpunimin me zyrën e BE-së në Kosovë, për projekte të rëndësishme që mund të gjejnë mbështetje, me qëllim të realizimit të objektivave kryesore për të bërë vendin tonë, një vend të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për reformat që do të ndërmerren brenda institucioneve të sigurisë, luftimit të krimit të organizuar, sigurinë kibernetike etj.

Për të gjitha këto tema, të dy palët u dakorduan se do të gjejnë forma të ndryshme të mbështetjes dhe të bashkëpunimit përfshirë edhe IPA fondet, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve në këtë sferë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.