29 Mars 2020

Sveçla ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen ndaj një fëmijë nga një i rritur

Prishtinë, 27 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, reagon ndaj disa lajmeve që janë publikuar në disa portale, ku raportohet se është sulmuar zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Me këtë rast MPBAP, sqaron se gjatë rrahjes së një fëmije, shitës ambulant nga një i rritur në Prishtinë, ka qenë prezent edhe zëvendësministri Sveçla, i cili ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës, për të raportuar për këtë incident.

MPBAP e njofton opinion se zëvendësministri Sveçla nuk është sulmuar, andaj është mirë që paraprakisht para se të raportohet, të merret konfirmimi nga institucioni ose personalisht nga zëvendësministri.

Zëvendësministri Sveçla dhe secili qytetarë i Republikës së Kosovës, e kanë për obligim qytetar, që çfarëdo dukuri negative që shohin, të ndikojnë që ajo të parandalohet dhe të njoftohen organet e rendit dhe ligjit për të vepruar sipas mandatit të tyre.

Reagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast, është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.