28 Mars 2024

Sulmoi zyrtarët policorë, Gjykata e dërgon një muaj në paraburgim

Gjilan, 6 korrik - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditë të pandehurit A. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.07.2021, në ora 00:15 minuta, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan, i pandehuri ka sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme të rëndit publik, ashtu që deri sa të dëmtuarit – zyrtarët policorë F. S. dhe G. A., kishin kërkuar nga A. I. që të largonte veturën dhe i kishin kërkuar dokumentet e nevojshme për qarkullim në rrugë publike, në ato momente ka ndërhyrë i pandehuri A. I., i cili i kishte thënë vëllait të tij A. I që të mos i dëgjonte urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishin shtyrë të njëjtit, duke i fyer me fjalë të rënda, e më pas edhe i sulmojnë me duar, me ç’rast zyrtarët policorë detyrohen që të kërkojnë tretman mjekësor.

Me këto veprime, i pandehuri A. I. dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që aplikimi i masave të tjera do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)