29 Mars 2024

Strukturat kriminale thyejn xhamat e disa lokaleve në veri

Mitrovicë, 20 dhjetor Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se mbremë  rreth orës 02:20, gjatë natës, në Mitrovicën e veriut, konkretisht afër udhëkryqit  te shkolla teknike është raportuar për një shpërthim të një bombe çorientuese apo shok bombe.

Si pasojë e këtij shpërthimi sipas policisë janë raportuar thyerje të disa xhamave në katër lokale, në dy prej të cilave nuk zhvillohet ndonjë biznes.

"Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës", thekson Policia.

Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë kryerësve të këtyre veprave kriminale.

Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)