26 Prill 2024

Sot në Gjykaten Speciale do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit

Hagë, 1 tetor - Sot në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit.

Gucati u arrestua  më  25  shtator  në  Kosovë  nga  Zyra  e  Prokurorit  të  Specializuar në  bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

"Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në  nenin 15(2) të Ligjit  nr. 05/L-53 për Dhomat e  Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar", thuhet ne njoftimin e DHSK-së.

Paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetimSeanca  mund  të  përcillet  edhe  nga  galeria  publike  e  sallës  së  gjyqit    brenda  mjediseve  të  Dhomave  të Specializuara  të  Kosovës.

 Gjithashtu,  DHSK-ja  ka  një  qendër  të  posaçme  për  median,  nga  e  cila  gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak  të masave  për të  parandaluar përhapjen e Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë  publike dhe në qendrën për median do të jetë shumë i kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)