23 Prill 2024

Sot fillon manifestimi ''Epopeja e UÇK-së''

Prishtinë, 5 mars - Sot në kazermën ''Adem Jashari'' të Forcë së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Në manifestim do të marrin pjesë: U.D. së presidentit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeminsitri në detyrë, z. Abdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, minsitra dhe zv. ministra në detyrë, stafi diplomatik, atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së.

Me fjalë tematike do të paraqiten: U.D. presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë z. Abdullah Hoti dhe  përfaqësuesi i familjes Jashari.

Gjatë këtij manifesitimi në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës si dhe mbahen seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale.

Po sot do te hapet ekspozita ''Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Manifestimi për Epopenë e UÇK-së mbahet nën organizimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Manifestimi ''Epopeja e UÇK-së'' do të jetë manifestim i tipit të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, dhe për këtë organizatori kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)