18 Prill 2024

Sjellja e një pjesë të migrantëve shqetëson institucionet e Kosovës

Prishtinë, 12 nëntor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit ndër-institucional për implementin e Strategjisë për Migrim, të udhëhequr nga  zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Yildiray Bayram, njeherit Koordinator Nacional për Migrim.

Me këtë rast, zëvendësministri Bayram, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, duke vënë në dukje angazhimet që janë dukje u bërë në menaxhimin e migrimit, kapacitetet që janë në dispozicion, si dhe sfidat që kanë dalë së fundi, duke përfshirë incidentet  e shkaktuara nga një pjese e migrantëve në Qendrat e Azilit.

Zëvendësministri Bayram theksoi se për institucionet e Kosovës është bërë shqetësim i madh sjellja e një pjesë të migrantëve, duke u përfshirë incidentet që janë duke i shkaktuar në vendbanime të ndryshme, me theks të veçantë sidomos tek rastet si zjarrvënie të njërit nga objektet e azilit në Vranidoll dhe xhamisë në  Magure, plaçkitjet në makete, dyqane, sjelljet asociale në rruge etj.

Ai theksoi se mekanizmat institucional, sidomos organet e rendit dhe të ligjit, duhet të kenë një qasje të re ndaj këtyre migrantëve, që janë shndërruar në shqetësim për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua edhe për sistemin e migrimit të Kosovës, ku u  konstatua se sistemi i migrimit  duke përfshi legjislacionin është i vendosur dhe janë të gjitha të rregulluara dhe po ashtu me shtetet fqinje ka një bashkëpunim të mirë, kur bëhet fjalë për migrimin e parregullt.

Po ashtu u diskutua edhe për kapacitetet që ka në dispozicion Kosova, në akomodimin e migrantëve, në ofrimin e shërbimeve të ndryshme dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e fluksit të mundshëm.

Përfaqësuesit e Policisë prezantuan veprimet e ndërmarra nga takimi i fundit në lidhje me parandalimin e incidenteve që përfshinë: Autorizimin e zyrtareve kompetent policor, ku fokus do ta kenë monitorimin e migranteve që frekuentojnë afër shkollave dhe vendbanimeve tjera me prezencë të migranteve.

Në fund zëvendësministri Bayram e përgëzoi dhe falënderoi organizatat: UNHCR, IOM, EXBS-i, dhe ICITAP, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në tejkalimin e sfidave në fushën e Migrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)