19 Nëntor 2018

Sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve

Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Dekanët e Fakulteteve Juridike të Universiteteve Publike, Haxhi Gashin nga Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Arif Rizën nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Gjylbehare Muratin nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Agron Bekën nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, dhe Sadik Haxhiun nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në konferencën për medie pas takimit, ministri Tahiri ka falënderuar dekanët për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Pa dyshim që një sistemi i mirëfilltë i drejtësisë fillon nga edukimi i të rinjve tanë që i kemi nëpër këto fakultete.

Dhe sot kur ne po fillojmë një proces shumë të rëndësishëm, siç është Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë, kërkova nga të gjithë dekanët, nga udhëheqësit e fakulteteve juridike, që të jenë pjesë e Rishikimi, kuadrot e tyre, profesorët e tyre dhe me studentët më të mirë, në mënyrë që të arrijnë të japin kontribut në shtatë shtyllat që i kemi paraparë në reformën që do të fillojë në fund të këtij muaji” ka thënë ministri Tahiri.

Përveç në këtë proces, Ministri Tahiri bëri të ditur se studentët e Fakulteteve Juridike do të jenë pjesë e programeve të veçanta të praktikës në Ministrinë e Drejtësisë, sidomos në hartimin e legjislacionit të ri.

“Kemi agjendë legjislative tejet të ngarkuar për vitin 2018. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një ministri të ketë 18 projektligje, duke përfshirë edhe Zyrën e Kryeministrit. Për këto projektligje kërkova që të japin kontributin e tyre, profesorët, dekanët, studentët e mirë, që të arrijmë që në fund të vitit 2018 të japim rezultate konkrete” tha ministri Tahiri.

Nga ana e tyre, dekanët falënderuan ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se do të orientohen në nxjerrjen e kuadrove që i përgjigjen nevojave të tregut.

“Në të ardhmen, fokusi do të jetë qysh nga Fakultetet Juridike sesi të ndërtohet një jurist që të jetë i dobishëm për shoqërinë, që mos të krijojmë vetëm numër por edhe kualitet” ka thënë dekani i Fakultetit Juridik të UP-së, Haxhi Gashi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Mbahet sesioni informues i thirrur nga  Fondi i Ballkanit Perëndimor e cila është thirrja e dytë me radhë për propozimet e projekteve rajonale. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)