25 Prill 2024

Shtetases R.Q i ngritët aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 26 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës R.Q për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura R.Q më 23.08.2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ndërsa nga aty, me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në Siri nga ku i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS dhe nga e cila është financuar rregullisht me një shumë në vlerë prej 12 – 65 dollar në muaj.

Me këto veprime e pandehura R.Q ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143, paragrafi 2 të KPRK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)