19 Mars 2024

Shtatë vjet burgim ndaj B.Z dhe G.H. për vrasje të rëndë në tentativë

Ferizaj, 20 maj - Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamentit për Krime të Rënda, më 20 maj 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe të pandehurit G.H, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me neni  28 dhe 33 të KPRK-së.

Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin B.Z për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti. Ndërsa të pandehurin G.H për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri B.Z, i ndihmuar nga i pandehuri G.H akuzohen se më 22 prill 2018 në Ferizajt, përkatësisht në kafiterinë “Expres 2”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin – i mitur V.G, pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje të mëhershme me vëllain e të pandehurit, në atë mënyrë që i dëmtuari derisa ishte duke pirë kafe në tersen e lokalit, i pandehuri me ta vërejtur niset në drejtim të tij me revole në dorë, i dëmtuari fillon të ikë futet brenda në lokal dhe e mbyll derën duke e mbajtur me duar, me të rast i pandehuri fillimisht tenton ta apë derën me që nuk arrin ka shtëne me armë dy herë në drejtim të derës, mbrapa së cilës ishte i dëmtuari dhe si pasojë e të shtënave i njëjti është goditur me një predhë në fyt.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)