23 Prill 2024

Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

Prishtinë, 20 nëntor - Shërbimin Korrektues i Kosovës ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ  në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast  shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.

Puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre  për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë.

SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin  e përsëritjes  së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji.

Presim nga shoqëria e gjerë që ti pranoi të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të  ndihmoi SHKK-në  në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)