26 Shtator 2018

Shqipëria e Kosova me bashkëpunimin te shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes

Prishtinë, 12 janar - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha,  priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Ministri Berisha, me këtë rast, e njoftoi ambasadorin Minxhozi, me të arriturat e përgjithshme të MFSK-së dhe FSK-së, si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm  në mes Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu ministri Berisha foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ministri Berisha me ambasadorin Minxhozi bisedoi edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e shkollimit dhe të trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së në Republikën e Shqipërisë dhe pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë, duke u ndërlidhur me Qendrën e trajnimit të Kërkim-Shpëtimit në Pomozotin dhe Qendrën Universitare të FSK-së, ku studiojnë edhe kadetë nga Republika e Shqipërisë, si dhe biseduan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi, me këtë rast falënderoi ministrin Berisha, komandantin e FSK-së dhe FSK-në, për intervenimin e shpejtë në Republikën e Shqipërisë, pas vërshimeve  duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë.

Ai theksoi se ky bashkëpunim është në interes jo vetëm të dyja shteteve, por edhe në interes të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018  - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)