25 Prill 2024

Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së

Prishtinë, 6 nëntor - Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Haradinaj ka thënë se ka falënderuar Maxhunin për bashkëpunimin derisa për kontributin në obligimet shtetërore e ka dekoruar me Medaljen e Skënderbeut, për siç ka thënë ai, motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, ka thënë Haradinaj në një postim në rrjetin social, Facebook.

Maxhuni që më parë ishte drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës, u emërua në krye të agjencisë së zbulimit në muajin prill të vitit 2018.

Ai e trashëgoi na këtë post, ish drejtorin Driton Gashi, i cili bashkë me ish ministrin e Brendshëm, Flamur Sefajn, qenë shkarkuar pasi që më 29 mars të vitit 2018, qenë deportuar gjashtë shtetas turq, të lidhur me institucionet e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, tre vjet më parë.

Operacioni ishte kritikuar ashpër nga organizatat e te drejtave të njeriut dhe njohësit e drejtësisë, që thanë se dëbimi në mënyrën si ka ndodhur paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës si dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)